Krim makabër në Itali, autori: Ejani në shtëpinë time, derën e keni hapur. I vrava të gjithë

Krim makabër në Itali, autori: Ejani në shtëpinë time, derën e keni hapur. I vrava të gjithë

Një krim në familje ka tronditur Italinë mëngjesin e sotëm. Një 50-vjeçar, punonjës policie, ka vrarë me armën e shërbimit gruan dhe dy vajzat, 10 dhe 14 vjeç, dhe pasi ka vënë në dijeni policinë për krimin, është vetëvrarë.

Mediat italiane shkruajnë se burri i ka vrarë vajzat dhe gruan ndërsa ato ishin në gjumë, duke përdorur jastëkun për të minimizuar zhurmën e armës.

Tragjedia ka ndodhur pak para orës 07:00 të ditës së sotme në shtëpinë e familjes në Cornigliano, Xhenova.

Polici Mauro Agrosì, i cili prej vitesh kishte kaluar në shërbimin teknik të komisariatit të Bolzanetos, ka lënë një letër në të cilën shpjegon si motivin e krimit “disa probleme të pazgjidhshme”.

Më pas ka telefonuar policinë dhe i ka thënë: Hajdeni në shtëpinë time, po ua lë derën hapur. I kam vrarë të gjithë.

Autori i ngjarjes punonte si teknik kompjuterash, pasi disa vite më parë kishte fituar konkursin pas vendimit për t’u tërhequr nga terreni. Kolegët e përshkruajnë si një njeri të ekuilibruar dhe që nuk ka lënë kurrë vend për dyshime se mund të shkaktonte një tragjedi të tillë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy