
Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi Roberta Gajda tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se 50% e çështjeve që ky institucion trajton lidhet me diskriminimin në vendin e punës.
Duke vijuar më tej, Gajda sqaron se 70% e këtyre çështjeve lidhen me ankesat e punonjësve të administratës shtetërore, kryesisht të pushtetit vendor.
50% të çështjeve që ne trajtojmë, lidhet me diskriminimin në vendin e punës. Këto zënë pjesën më të madhe. Dhe çështjet e arsimit zënë një vend të rëndësishëm. Pjesa tjetër lidhet me mosofrimin e shërbimeve të tjera që lidhen me shëndetësinë, strehimin. Punësimi mbetet një nga ato fushat që ka ndjeshmërinë më të madhe.
Kemi numër të lartë ankesash që njerëzit hiqen nga puna vetëm për faktin se janë ankuar. Janë ankuar për kushtet e punës, për gjëra që ata mendojnë se nuk shkojnë mirë, për raporte monitorimi që ata mund të bëjnë. Një nga shqetësimet është dhe me personat që duan të bëjnë sindikata. Kemi trajtuar raste që punëmarrësit janë ngritur për të krijuar sindikata dhe kur punëmarrësi i ka marrë vesh ose i ka hequr nga puna, ose i ka vështirësuar punën.
Nga 50% e çështjeve që lidhen me punësimin, 70% lidhen me administratën. Heqja nga puna, ose shqetësime të tjera. Pjesa më e madhe lidhet në administratën e pushtetin vendor. Ka shumë njerëz, kemi shumë vendime ku konstatojmë diskriminime për shkak të bindjeve politike, sidomos në pushtetin vendor.
Më tej Gajda tha se 4 target-grupet kryesore të gjuhës së urrejtjes janë komuniteti LGBT, romët, personat me aftësi të kufizuar dhe gratë.
4 targe-grupet janë komuniteti LGBT, romët dhe egjiptianët, personat me aftësi të kufizuar dhe gratë.



