
Deputetja e PD Albana Vokshi deklaroi në MCN Live se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, nuk duhej të merrej në pyetje nga SPAK si person në dijeni, por si i pandehur.
Sipas deputetes Beqaj dhe Rama janë ideatorët e koncesionit të sterilizimit, ku ka shkelje të shumta në procesin e tenderimit.
Nuk di detaje. Nuk është se SPAK ka dhënë ndonjë informacion më shumë. Beqaj s’ka dhënë aspak informacione. Është një ngjarje shumë e vonuar. Janë 3 vjet që po hetohet, por unë e kam kallëzuar në Prokurori jo një herë çështjen e sterilizimit. Jam paraqitur jo një herë në Prokurori për të dhënë informacione për stelirizimit. Check Up-i mbetet një nga koncesionet më korruptive që s’po hetohet ende. Gjithçka që SPAK-u duhet ta bënte e kam mbledhur. Beqaj nuk duhet të ishte marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni. Është ai ideatori, bashkë me Ramën. Të siguroj që Rama është pas çdo tenderi dhe PPP abuzive. Beqaj me miratimin e Ramës ka ideauar këtë koncesion. Ka gjetur Ilir Rrapajn, mikun e tij që kishte një kompani me një punëtor në Peruxhia. Ky koncesion ka parregullsi, ka shkelje në procedurën e tenderitmit. Beqaj nuk duhet të ishte marrë në pyetje në cilësinë e personit në dijeni. Duhet të të ishte i pandehur sepse janë abuzuar miliona euro. Ka shkelje, abuzime marramendëse me çmimet, me paratë që u jepen kompanive të koncesionit. Rezultojnë miqtë e Beqajt. Nga 2,4 euro që ka qenë vlerësimi që kanë bërë mjekët, për një sterilizim, të mjeteve që përdoren për operacione, e dini ju sa jepet për një sterilizim të thjeshtë 250 euro. Shto informacionin që çdo gjë për sterilizimit ka qenë e përgatitur nga PD. U ngrit qendra super moderne e sterilizimit brenda QSUT-së. Pse duhet të jepej edhe qendra e sterilizimit, bashkë me stafin dhe miliona euro në vit kompanive. Është një nga koncesionet më korruptive, më abuzive. Nga 2017-ta deri më sot janë ezauruar të gjitha fondet për sterilizimit. Kostoja është jo vetëm financiare dhe humane. Po qytetarët që kanë nevojë për ndërhyrje, çfarë ndodh me ta. Për çfarë ka shërbyer, përveç se për të fituar Beqaj dhe klientët e Ramës. Beqaj duhet të ishte pas hekurave për firmosjen e koncesionit të sterilizimit dhe Check Up-it. Pas Beqajt edhe Manastirliu për vijimin e koncesioneve të Ilir Beqajt”.
Vokshi tha se drejtësia duhet të çojë pas herkurave Beqajn, Manastirliun dhe Ramën, ndërsa theksoi se SPAK nuk duhet të ngrejë akuza për “shpërdorim detyre”, sikundër ka bërë për ish-ministra apo ish-deputetë.
Tendera për të blerë letra higjienike, tendera për të blerë 54 respiratorë. Edhe për këto SPAK-u ka dosje. Deri më sot është një hap i mirë që hetimi për sterilizimi po ecën. Shpresoj të vihen para drejtësisë abuzuesit. Pritshmëria ime si qytetare, si deputete, është që të mos merren më vendime për shpërdorim detyre. Deri më sot për ish-ministrat dhe ish-deputetët kemi parë vetëm dënime për shpërdorim detyre. Tahiri nuk u dënua për përfshirje në trafik droge. Shpresoj që edhe në rastin e Beqajt, Manastirliut dhe punonjësve të përfshirë, që kanë firmosur për koncesionin e sterilizimit dhe check up-it të shkojnë para drejtësisë. Nuk kam informacion për hetimin e SPAK-ut. Ka shkelje që në hartimin e propozimit. Që me procedurën e prokurimit. Edhe implementimi është në shkelje të rëndë ligjore. Nëse drejtësia nuk çon pas hekurave Beqajn, Manastirliun, Ramën, koncesione të tjerë abuzues do dalin pas tyre”.
Sa i takon vaksinave të skaduara, Vokshi tha se organet e drejtësisë duhet të kishin hapur një hetim për çështjen në fjalë.
Kam dyshimet e mia. Shtyrja me tre muaj ul efektshmërinë. Kjo do të thotë që incidenca dhe risku të rritet. Janë specialistët që duhet të thonë fjalën e tyre, nëse po keqpërdoret numri i vaksinave të mbetura dhe të pashfrytëzuara. Jemi të fundit në rajon për nivelin e vaksinimit. Po, vaksinimi shpëton jetë. Kjo do të thotë që jo vetëm s’e kanë bërë punën e tyre institucionet e shëndetësisë, por edhe vaksinave të skaduara, po u shtyhet afati duke rrezikuar popullatën. Organet e drejtësisë duhet ta kishin hapur një hetim për përdorimin ose mospërdorimin e këtyre vaksinave”.



