Shefja e ISHP-së, Silva Bino ka deklaruar se së shpejti do të fillojë procesi i vaksinimit edhe për të moshuarit.
E pyetur nga kryeministri Bino ka shpjeguar se së shpejt do të fillojë vaksinimi për të moshuarit duke kombinuar ditët me personelin mjeksor sipas planifikimit.
Silva Bino, ka qënë gjithashtu e pranishme në stadiumin ‘Air Albania’ së bashku me Kryeministrin Rama dhe ministren e Shëndetësië Ogerta Manastirliu për të monitoruar nga afër procesin e vaksinimit.
Sipas Shefes së ISHP-së në ‘Air Albania’ mund të vaksinohen deri në 600 persona brenda ditës.
“Nuk kemi asnjë dozë të humbur, pra çdo flakon që hapet duhet të përdoret brenda 2 orësh këtu. Ne mund të vaksinojmë deri në 600 veta brenda ditës. Shumë shpejt nisim edhe me të moshuarit” tha Bino.



