Eksperti i ekonomisë, Elvin Meka, për shifrën ku 90% e blerjeve në Shqipëri bëhen me para kesh, thotë se një gjë e tillë ndodh pasi mbulimi me shërbim bankar është i ulët.
Në emisionin “MCN Economy”, ai deklaroi se ka masivisht individë që për një arsye ose tjetër nuk kanë një kartë debiti, ose të ardhurat e tyre nuk gjenerohen me llogari bankare.
Meka tha se gjithçka vjen nga niveli modest i kulturës financiare, për të përdorur instrumente të ndryshme financiare, përmes të cilës mund të aksesohen shërbimet.
Ka shumë pak dyqane dhe minimarkete në lagje, të cilat shumë rrallë ose përjashtimor, mund të pranojnë pagesë me kartë. Masivisht këto lloj blerjesh pranohen kesh.
Këto janë blerje relativisht të vogla, që nuk kalojnë 10 mijë lekë të vjetra në ditë.
Se duhet të bësh blerje shumë të mëdha që bizneset të pranojnë pagesat me kartë.
Duhen ulur kostot e përdorimit të pagesave me kartë nga biznesi. Këtu duhet ndërhyrë.
Sa më tepër para të përdoren nëpërmjet instrumenteve zyrtare, aq më pak mundësi ke që të përdoren në mënyrë informale.
Qeveria duhet të fillojë me ndjekjen e parasë. Ndërtimi është sektori kryesor për kanalizimin e parave informale.
Paranë nuk e kanë të pasurit, e kanë individët masivisht. Ata qarkullojnë pjesën më të madhe të parasë dhe duhet bërë deklarim individual.
Deklarata tatimore nuk bëhet vetëm mbi individët që kanë 2 milionë lekë të ardhura tatimore, por të gjithë, ke mundësi të vlerësosh realisht.
Se vetë individi që bën deklarimin, nuk mund të deklarojë paratë që ka marrë nën dorë nga pronari.
Lidhur me planin e ministrisë së Financave për vendosjen e një kufiri për blerjet me para kesh në dyqane, thotë se ka një lloj privatësie kur përdoret kesh.
Meka shtoi se duhet të pranojmë se kemi dy monedha zyrtare në Shqipëri, pasi po aq sa përdoret leku përdoret dhe euro në ekonomi.



