Zbulimi i mozaikut të rrallë në Durrës, Meshini: Kemi të bëjmë me gjurmët e një vile. Është një ndër kartolinat e trashëgimisë sonë kulturore (VIDEO)

Zbulimi i mozaikut të rrallë në Durrës, Meshini: Kemi të bëjmë me gjurmët e një vile. Është një ndër kartolinat e trashëgimisë sonë kulturore (VIDEO)

Një zbulim i rrallë arkeologjik do t’i shtohet trashëgimisë sonë kulturore. Bëhet fjalë për një mozaik të përbërë nga gurë, ku paraqiten figura gjeometrike dhe floreale të zbuluar në Durrës, që i përket fundit të shekullit të I dhe fillimit të shekullit të II.

Arkeologu Mariglen Meshini tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se ky mozaik është një nga kartolinat e ardhshme të trashëgimisë sonë kulturore.

Duke dhënë detaje mbi këtë zbulim, Meshini tha se zbulimi ka të bëjë me gjurmët e një vile.

Një ndër gjetjet më të rralla të bëra në vendin tonë dhe ndër më të rrallat e të gjithë arkeologjisë shqiptare.

Gjendja, ruajtja dhe motivet e mozaikut na sugjerojnë që kemi të bëjmë me një cilësi shumë të lartë për kohën dhe ndër më të rrallat që mund të gjenden jo vetëm në territorin e Shqipërisë, në Ballkan, por edhe më gjerë.

Gjendja e konservimit tregon që kemi një shkallë të lartë të ruajtjes së tij të diktuar nga shumë faktorë të ndryshëm, që na bën të mendojmë që kemi të bëjmë me një gjetje që do na surprizojë edhe në të ardhmen. Motivet me të cilat është ndërtuar ky mozaik, motivet gjeometike dhe floreale, motivet bardhë e zi siç i njohim në literaturën arkeologjike dhe saktësia që është ndërtuar ky mozaik dhe gjithë struktura përbërëse e tij.

Kemi të bëjmë me një strukturë komplekse për kohën, shumë të përparuar dhe një nivel të lartë zhvillimi. I përket qyteteve si Dyrrahu antik dhe qyteteve të tjera në Romën e Lashtë dhe Greqi. I përket këtij qytetërimi që ishte shumë i zhvilluar.

Duhet të theksojmë vlerat që mozaiku mbart, gjithë informacioni që na jep mbi nivelin e zhvillimit, nivelit artistik të punimit të tij, përkatësinë  e kësaj vile të periudhës romake. Zbulimet do të tregojmë se me çfarë kemi të bëjmë me të vërtetë.

Në diskutime me profesorin Luan Përzhitën jemi të mendimit që kemi të bëjmë me gjurmët e një vile. Gërmimi arkeologjik i hapur do të na japë më shumë informacion mbi këtë tipologji të këtij ndërtimi që kemi konstatuar.

Do ta quaja një ndër kartolinat e ardhshme të trashëgimisë sonë kulturorë këtë mozaik  për shkak të cilësisë së tij. Zbukurimi i tij na sugjeron që kemi të bëjmë me një vile, kemi të bëjmë me një ambient tepër luksoz për kohën. I përket një shtrese të caktuar, padyshim i përket qytetarisë romake, njerëzve me një status të caktuar në Perandorinë romake . I përket shekullit të parë dhe shekullit të dytë pas erës sonë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy