Bregu: Hetimet e SPAK ndaj Veliaj janë thelluar. Kontrolli i banesës, me vendim gjykate (VIDEO)

Bregu: Hetimet e SPAK ndaj Veliaj janë thelluar. Kontrolli i banesës, me vendim gjykate (VIDEO)

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar kontrolle në banesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj po hetohet nga SPAK për aferën e inceneratorëve, dosjen 5D, por edhe në hetim pasuror së bashku me familjen.

Në analizën e tij, pedagogu i Gazetarisë, Zylyftar Bregu, i ftuar në “MCN live”, gjykon se hetimet e SPAK ndaj Veliaj janë thelluar tashmë.

Nëse ky lajm është i vërtete dhe mua ka konfirmuar këtë, në analizë time, është tregues i dy gjërave.

Tregues i zhvillimit të parë që hetimet ndaj kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po thellohen dhe në një farë mënyrë kontrolli i BKH-së me vendim gjykate tregon se hetimet ndaj tij janë futur në një fazë të re intensive.

Poashtu, është një tregues i raportit mes SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, për mua ka qarkulluar dy herë lajmet e pakonfirmuara qe SPAK ka çuar një propozim për masë sigurie për Veliaj dhe lajmet ishit të konfirmuara pothuajse por ndërkohë nuk kemi parë një vendim gjykate, që tregon raporte jo fort të mira ndaj dy institucioneve.  

Ndërkohë sot po shohim një akt ligjor të hapur, demonstrativ, me vendim gjykate, jemi përballë fakti se hetimet ndaj Veliaj kanë përparuar. SPAK nuk është tërhequr dhe vazhdon të hetojë një nga politikanët më të njohur në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy