Të paktën shtatë të vdekur, nga shembja e klasës në Kenia

Të paktën shtatë të vdekur, nga shembja e klasës në Kenia

Së paku shtatë nxënës kanë vdekur pasi një pjesë e një shkolle u shemb të hënën në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.

Ndërtesa e bërë me drurë raportohet se u shemb vetëm disa minuta pas fillimit të mësimit.

Besohet se dhjetëra nxënës të tjerë janë ngujuar nën gërmadha, ndërsa shërbimet e emergjencës kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Ekipet e shpëtimit kanë pasur vështirësi për të arritur në vendin e tragjedisë për shkak të turmës së madhe të njerëzve që është mbledhur në atë zonë.

Në spitalin kombëtar deri tash janë dërguar 17 nxënës të lënduar.

Në pamjet e publikuara në internet shihen punëtorët e emergjencave duke u munduar t’i largojnë rrënojat me mjete të thjeshta, ndërsa prindërit shikojnë me ankth.

Nuk dihet numri i nxënësve që ndodheshin në klasë kur ajo u shemb, por dihet se fëmijët e ngujuar janë të klasave gjashtë, shtatë dhe tetë, shkruan “BBC”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy