
Kina ka bërë gjithmonë një vlerësim të çështjes së Ukrainës nga një këndvështrim historik, nga ajo që është e drejtë dhe e gabuar, duke shprehur gjykime të pavarura dhe duke promovuar në mënyrë aktive paqen botërore dhe stabilitetin e rendit ekonomik global.
Është kjo deklarata e bërë nga Presidenti kinez Xi Jinping, në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Jinping vuri në dukje se të gjitha palët duhet të shtyhen drejt një zgjidhje adekuate të krizës në Ukrainë në mënyrë të përgjegjshme.
Xi shtoi se Kina është e gatshme të vazhdojë të luajë rolin e saj në këtë drejtim.
Ndër të tjera ai deklaroi se Kina është e gatshme që së bashku me Rusinë, të vazhdojnë të mbështesin njëra-tjetrën për çështje që kanë të bëjnë me interesat themelore dhe shqetësimet kryesore si sovraniteti dhe siguria, të intensifikojnë koordinimin strategjik midis dy vendeve dhe të forcojnë komunikimin dhe koordinimin në organizatat kryesore ndërkombëtare dhe rajonale.



