Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë- Krujë – Vorë ku për pasojë ka humbur jetën një 65 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Hasan, ku një makinë tip ‘Fiat’ me targa AA439LI duke udhëtuar me shpejtësi ka përplasur këmbësorin i cili mësohet se i ka prerë rrugën.
I aksidentuari i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra mësohet se ishte banues në fshatin Mallkuç.



