
Sulejman Starova, duke komentuar humbjen e Shqipërisë ndaj Izraelit, tha se trajneri Reja gaboi për ndryshimin e skemës.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova deklaroi se për Kombëtaren shqiptare duhet durim.
Nuk ka degraduar Kombëtarja. Izraeli tregoi në dy ndeshje, që ishte shumë më mirë se ne. Pavarësisht mungesave, ishin shumë mirë në fushë. Për mua Reja bëri gabim që ndryshoi skemën në fund të aventurës së tij. Hysajn e kemi në krahun e majtë, që nuk është i tij. Asllanin e kemi talent, por ka pak minuta. Kjo është një skuadër, për të cilën duhet të kemi durim. Ne e dëmtojmë, kur e akuzojmë se na mposhti Izraeli.
Favorit në këtë sfidë, ishte Izraeli, jo ne. Humbëm sepse Izraeli ishte më i fortë se ne.



