Çështja e inceneratorëve dhe faktet që çuan në SPAK për keqpërdorimet e mundshme të pushtetit dhe jo vetëm, pos tjerash nuk kanë anashkaluar edhe përfshirjen e disa mediave, si përfituese të mundshme rreth këtyre projekteve.
Redaktori i BIRN, Besar Likmeta, tha për edicionin e “MCN economy”, se që në krye të herës si media kanë pasur në fokus kontratat koncensionare dhe skemat piramidale.
Por, përfitimi i disa mediave nga reklamat e këtyre koncesioneve, për të, nuk përbën hetim nga Prokuroria.
Likmeta konsideron se më shumë cilësohet si shkelje etike, sesa penale.
Ajo që kemi raportuar ne, e kemi vënë theksin mbi kontratat koncensionare dhe skemat piramidale, përkatësisht lidhjet politike që kanë pasur ato, të cilat më pas po hetohen nga Prokuroria, nga KLSH, për shkeljet e kontratave të mëparshme.
Kam përshtypjen se në këtë rast, flitet se ka pasur media që kanë përfituar. Kam përshtypjen se flitet më shumë për shkelje etike nga ana e mediave, sesa për shkelje penale.
Një media që të marri paratë është e ligjshme që ta faturojë atë si biznes, por nuk e shoh ku mund të jetë ndërhyrja e Prokurorisë për të hetuar mediat, të ndërhyjë te kompanitë, mediat mund të rregullojnë vet, të kenë vetëpastrim nga ana e etikës.



