Rama thirje investitorëve të huaj: Krijoni partneritet me biznesin vendas

Rama thirje investitorëve të huaj: Krijoni partneritet me biznesin vendas

Kryeministri Edi Rama i ka bërë ftesë investitorëve të huaj që të shfaqin interes për Shqipërinë. Në panairin e 24-t ndërkombëtar të “Klik Ekspo Group”, kreu i Qeverisë tha se tashmë kompanitë e huaja mund të vijnë në Shqipëri jo vetëm për të investuar më vete në projekte të ndryshme, por edhe të krijojnë partneritet me bizneset shqiptare për të realizuar projektet e tyre.

“Nisma e “Klik Ekspo Group” sot është materializuar në një panair të ri, me një prani shumë të larmishme. Themeluesit e nismës për këtë panair ndërkombëtar mund të thonë me krenari se kanë kontributin e tyre në këtë proces. Pavarësisht kushteve që kanë ndryshuar rrënjësisht krahasuar me 24 vite më parë, sfidat janë të mëdha, shumë më komplekse, dhe vetëm fuqia e imagjinatës mund të na bëjë të gjithëve t’u qasemi sfidave me mundësinë reale për t’i fituar ato. Sot Shqipëria nuk është një “tabula rasa” siç ishte në edicionin e parë të këtij panairi, ku gjithçka niste nga e para, sot biznesi shqiptar është një realitet i ri i historisë së vendit tonë, një realitet i konsoliduar, dhe produktet “Made in Albania: janë duke u zhvilluar dhe duke u rritur, edhe sa i përket fuqisë me ritme të konsiderueshme në nivele të larta.

Sot kompanitë e huaja që vijnë në vendin tonë, jo vetëm gjejnë mundësi të reja investimi, por mund të gjejnë edhe partnerë të guximshëm dhe të sigurt me të cilët mund të bashkohen, dhe të realizojnë ambiciet për të investuar dhe për të fituar në këtë vend”, tha kryeministri Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy