
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Kosovë ku një efektiv i Forcave Speciale i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armën e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia e cila thotë se nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë 47-vjeçarin të ndërrmarë këtë akt.
Ngjarja ndodhi në lagjen 'Arbëria', ndërsa bëhet me dije se emrin i efektivit është Gyner Murat.
“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç”, bën të ditur policia.



