Marrëveshje mes dy qeverive/ 10 mijë shqiptarë do shkojnë për punë sezonale në Greqi

Marrëveshje mes dy qeverive/ 10 mijë shqiptarë do shkojnë për punë sezonale në Greqi

Shqipëria me Greqinë kanë arritur një marrëveshje për sa u përket punëtorëve sezonal në vendin fqinj. 7 mijë deri në 10 mijë shqiptarë mund të punësohen me procedura të shpejta me hapjen e kufijve.

Punëtorët shqiptarë mund të punësohen në mbledhjen e frutave kryesisht ne veri të Greqisë. Bëhet fjalë për punëtore që kanë qenë edhe më parë në Greqi.

Duke filluar nga e hëna pronarët do të aplikojnë për t’i marrë ata në punë. Procedura është shumë e thjeshtë, fillimisht një pagesë që do ta kryejnë fermerët grek si dhe një taksë për sigurimin dhe kontrollin nga Covid-19. Emigrantët nuk do të paguajnë asgjë dhe procedura bëhet në mënyrë urgjente. Pas disa ditësh mund të bëhen procedura e marrjes së punëtorëve.

Emigrantët shqiptarë që do të shkojnë për punë sezonale do të mbajnë maska dhe përdorim dezinfektantë. Testet do të kryhen në Kapshticë ku në autobus do të vazhdojnë në zonat ku janë punësuar.

Ndërkohë janë marrë masat për hotel për tu karantinuar deri sa të dalin përgjigjet e testeve.

Faza e dytë është gjetja e punonjësve të tjerë që nuk kanë qenë më parë në Greqi. Ata duhet të aplikojnë në platformën online ‘Punënëgreqi.gr’ , dhe do të marrin udhëzimet e nevojshme.

Ata do të bëjnë kontratën dhe më pas do të udhëtojnë si të tjerë. Është llogaritur që për 8 orë punë të jetë një pagesë 30 euro. Por ajo që është lejuar është edhe që mund të punojnë në turne të dyta.

Ndryshimi ligjor u miratua në orët e vona në parlament, rreth orës 01.45 të natës, çka tregon edhe urgjencen e zgjidhjes se këtij problemi qe preukupon ndjeshem sektorin e bujqesise ne vend.

Marreveshja parashikon punesimin sezonal me procedura te pershpejtuara te 7 deri në 10.000 shtetasve shqiptare,te cilet do te punesohen me te drejta te plota ne Greqi.

Keshtu,qe prej se henes, datë 4 maj dhe deri ne 20 qershor, ftohen te gjithe punedhenesit grekë qe jane te interesuar per te punesuarit sezonale,te aplikoje prane kooperativave bujqesore te rajoneve te tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy