56 organizata kërkojnë tërheqjen e projektligjit që cenon zonat e mbrojtura / Vorpsi: Do e kundërshtojmë, nuk përjashtohen protestat (VIDEO)

56 organizata kërkojnë tërheqjen e projektligjit që cenon zonat e mbrojtura / Vorpsi: Do e kundërshtojmë, nuk përjashtohen protestat (VIDEO)

Në një letër të firmosur nga 56 organizata të shoqërisë civile drejtuar Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit kërkohet tërheqja e projektligjit për Zonat e Mbrojtura nga axhenda e Kuvendit dhe rihapja e një procesi të ri konsultimi.

Zydjon Vorpsi, menaxher në PPNE tha në studion e MCN Live se ky projektligj ka frymë të kundërt me qëllimin e zonave të mbrojtura.

Duke vijuar më tej, Vorpsi tha se do e kundërshtojnë se projektligji nuk ofron përmirësime.

Po zhvillohen dhe dëgjesa nga Kuvendi, komisione me organizata të shoqërisë civile. Dje ka pasur dëgjesa, ka dhe sot. Do të vazhdojmë me kundërshtimin. Ekosistemet nuk mund të funksionojmë siç duam ne.

Ajo që ne synojmë është ndalimi i kalimit të projektligjit pasi projektligji ka frymë të kundërt me qëllimin e zonave të mbrojtura. Nuk bëhet fjalë për përmirësime, aty ka nene, amendime dhe fryma e ligjit bie ndesh me atë që ligji ka pasur si qëllim që prej fillimit. Nga shumë ligje zhvillimore, i vetmi ligj që ishte për ruajtjen po kthehet në ligj ku mund të lejohen impiantet e naftës, rezortet e mëdha.

Në një nga sipërfaqet e hequra po ndërtohet aeroporti i Vlorës. Po ashtu në Butrint në një nga pjesët e hequra po ndërtohet një rezort.

Kur e dimë qasjen ndaj natyrës që s’po trajtohet si zonë me vlerë të lartë, por si zonë që ka mbetur bosh dhe hajde ta kthejmë në shesh ndërtimi, ky projektligj bëhet i rrezikshëm.

Po ashtu Vorpsi tha se nëse do duhet, shoqëria civile do të dalë dhe në protesta.

Shoqëria civile e ka për detyrë të bëjë dhe protesta. Nëse është nevoja do të duhet të shkojmë dhe në protesta se është çështje me interes kombëtar. Flasim për burimet tona.

Rrugët ligjore janë një hap, por duhen parandaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy