Gurma: 55 mijë turistë rusishtfolës, kanë vizituar Sarandën vitin e kaluar

Gurma: 55 mijë turistë rusishtfolës, kanë vizituar Sarandën vitin e kaluar

Që pas fillimit të luftës në Ukrainë, si pasojë edhe rritjes së çmimeve të jetesës, turizmi në vend duket se ka pësuar një goditje.

Duke hequr një paralele të asaj se sa ishte numri i vizitorëve gjatë vitit të kaluar, dhe anulimit të rezervimeve, Ardian Gurma, kryetar i bashkisë së Sarandës, tha përmes skype për “MCN economy”, se 10% e turistëve nga Ukraina e Rusia, kanë qenë turistë besnikë përgjatë vitit 2021.

Është një numër relativisht i konsoliduar i turistëve, kemi pasur turistë nga Ukrainë, që zëne vendin e parë, pastaj nga Rusia e Bjellorusia.

Sipas të dhënave që kemi nga dy agjenci, dhe kontratat që ato kanë pasur me këto vende, janë 55 mijë turistë që kanë shkelur Sarandën vitin e kaluar dhe kjo faqe e turizmit zë 10% të turistëve rusisht folës. Nuk kemi shifra të sakta se sa është totali i përfitimit, por kur vlera mesatare është harxhuar 55€ në ditë, atëherë fitimi del, duke ditur se ato kanë pasur destinacion direkt Sarandën, nga 7-15 ditë qëndrimi.

Këtu vlen për tu shtuar se shumë turistë nga Ukraina, janë bërë tashmë  pjesë rezidenciale e Sarandës, meqë kanë blerë shtëpi të dyta, dhe madje kanë filluar që të vijnë më përpara për shkak të situatës.

Kryetari i bashkisë së Sarandës, thotë se shpëtimi në këto momente të vështira për turizmin, mbetet Kosova, ku bashkë më operatorët turistik  do të organizojnë një tur promocioni.

Por duke parë vështirësitë e turizmit tani kemi rënë dakord me Kosovën, që në këto momente të vështira meqë ata kanë qenë burimi kryesor që kanë ardhur për pushime dhe kanë sjellë fitime, së shpejti do të marrim një tur promocioni në Kosovë, dhe së bashku me operatorët turistik, të rikuperojmë impaktin negativ që po jep lufta, në tërë vendin dhe theks të veçantë në turizmin e Sarandës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy