Dorëzimi i mandatit nga deputeti socialist, Armando Prenga, i shton një deputet LSI-së. Pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, Prenga i lë radhën deputetit të listës së PS-së.
Por në Lezhë, në listën e PS-së nuk ka më emra në dispozicion, çka bën që sipas nenit 164 të Kodit Zgjedhor, “mandati t’i kalojë subjektit zgjedhor me herësin më të lartë. Kur mandati i takon një koalicioni zgjedhor, ai i shpërndahet partisë pjesëtare të koalicionit me herësin më të lartë”.
Kjo bën automatikisht që mandati i Prengës t’i kalojë numrit dy të listës së LSI-së në Lezhë, Petrit Gjoni. Gjoni ka qenë deputet i PAA-së në Parlamentin e 2005-2009-s.



