Rama fton opozitën: Denonconi abuzimet gjatë procesit të rindërtimit

Rama fton opozitën: Denonconi abuzimet gjatë procesit të rindërtimit

Kryeministri Edi Rama pranoi se gjatë procesit të rindërtimit mund të ketë pasur ose do të ketë abuzime. Gjatë prezantimit të platformës online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit, Rama e ftoi opozitën të denoncojë raste të tilla. Rama tha se mes “furisë së shpifjeve” mund të gjendet ndonjë rast i vërtetë që i duhet dhënë zgjidhje.

Këtu e ftoj opozitën që të dalë e të vëri ulërimën për çdo rast spekulimi individual. E ftoj të na shurdhojnë me shpifje, por mes shpifjeve, siç ka ndodhur në të shkuarën, do kemi mundësi të gjejmë dhe ndonjë të vërtetë për ta adresuar. Jam i gatshëm të përballoj një furi ekstra shpifjesh, qoftë dhe për një rast të vetëm të një familjeje që është lënë jashtë apo është keqtrajtuar, duke mos u përfshirë në proces”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë tha se fatura e dëmeve të tërmetit ende nuk është përfundimtare, megjithatë ajo i kalon 1 miliard euro. Rama tha se fondet për irndërtimin do të sigurohen nga burime: buxheti i shtetit, Konferenca e Donatorëve më 17 shkurt dhe disa alternativa të reja politike apo operacione financiare.

Aspekt tjetër i rëndësishëm është ai i financimit. Me BE, OKB, BB, kemi punuar dhe jemi në prag të finalizimit të raportit të dëmeve. Nga të dhënat e deritanishme jemi mbi 1 miliard euro dhe raporti final do bëhet zyrtar e publik më 4 shkurt. Kostot e të gjithë këtij raporti nuk janë vetëm kostot e dëmeve në banesa, por kemi shkuar te dëmet e shkaktuara në sektorët e ekonomisë. Pra dëmet që i ka sjellë tërmeti një sektori të ekonomisë, duke ngadalësuar sektorin”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy