Parisi tronditet sërisht, makina përplas qëllimisht furgonin e policisë

Parisi tronditet sërisht, makina përplas qëllimisht furgonin e policisë

Sheshi Champs-Elysees në qendër të Parisit u mbyll pasi një shofer goditi me makinën e tij një furgon të policisë, beri te ditur shërbimi i xhandarmërisë kombëtare të Francës.

Sipas policisë, shoferi i cili u bllokua menjëherë nga ata ka gjetur vdekjen, ndërsa në incident nuk ka të plagosur. Burimet nga ministria e brendshme thanë se dyshojnë se incidenti është një veprim i qëllimshëm terrorist, ndërsa ne automjet raportohet te jete gjetur edhe një arme. Franca ndodhet në gjendje emergjence, pas goditjes nga një valë sulmesh terroriste vdekjeprurëse gjatë viteve të fundit.

Ai vjen vetëm dy muaj pasi një polic është qëlluar dhe vrarë në sheshin Champs-Elysees. Sulmuesi në këtë rast është vrarë nga policia, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy