PD denoncon me foto: Trafikanti Klement Balili me pushime në Sarandë

PD denoncon me foto: Trafikanti Klement Balili me pushime në Sarandë

Partia Demokratike ka denoncuar paraditen e së martës ato që pretendon si pushime në Sarandë të të shumëkërkuarit për trafik droge, në nivel ndërkombëtar, Klement Balili. Selia blu me anë të një deklarate për shtyp denoncon se Balili është duke pushuar në kompleksin Sejko në Sarandë, i pashqetësuar nga askush, madje në shoqërinë e një drejtuesi të lartë të policisë.

 

Madje PD ka bërë publike edhe një sër fotografish ku shfaqet Balili, sipas demokratëve pasi fotot nuk janë shumë të qarta, mbi një skaf në brigjet e vendit tonë dhe shton “dëshmitë nga vendngjarja konfirmojnë gjithashtu se Eskobari i Ballkanit – sic e cilësoi rrjeti televiziv amerikan CNN – ishte nën shoqërinë e një drejtuesi të lartë të policisë”.

 

Këtë denoncim Partia Demokratike e përdor për të akuzuar edhe kreun e ekzekutivit, Edi Rama.

 

“Opinionit publik, nuk i nevojitej edhe një fakt më shumë për të kuptuar shpartallimin që Edi Rama i ka bërë rendit, sigurisë dhe Policisë së Shtetit, nëpërkëmbjen e burrave e grave në uniformë, me drejtues që ruajnë parcelat me drogë, që vjelin 30 përqindëshin, e që bëjnë pushime me trafikantët.” – shkruan selia blu.

 

Nga ana tjetër, sipas disa mediave në vend, autenticitetin e fotove dhe faktin se personi në fjalë është pikërisht Balili e konfirmojnë edhe familjarët e tij. Por këta të fundit kanë deklaruar se bëhet fjalë për foto të shkrepura tre vite më parë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy