Vendimi i Kushtetueses, Teliti: Veliajn e nxorën nga dera, e kthyen nga dritarja (VIDEO)

Vendimi i Kushtetueses, Teliti: Veliajn e nxorën nga dera, e kthyen nga dritarja (VIDEO)

Dorian Teliti, anëtar i Këshillit Bashkiak, thotë se ishte i pritshëm për opozitën vendimi i Gjykatës Kushtetuese për lënien në detyrë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në studion e MCN, Teliti tha se opozita ka bërë propozimet e saj, por ato u hodhën poshtë nga maxhoranca socialiste. Kjo bëri, sipas tij, që Veliajt t’i jepeshin arsye procedurale, që do ta shndërronin shkarkimin nga Këshilli Bashkiak në një pezullim dymujor nga puna. 

 

Nuk jam i surprizuar nga vendimi i Kushtetueses. Një vendim që të jetë i ligjshëm ka edhe përmbajtjen edhe formën. I duhej dhënë e drejta Veliajt të dëgjohej në Këshillit Bashkiak, në mënyrë që të mos i jepet një arsye procedurale për të hedhur poshtë vendimin e gjyqit. Kemi kërkuar që projekt-vendimi të mos bazohej thjesht në afatin 3-mujor që nuk ishte Erion Veliaj në detyrë.  

 

E nxorën nga dera Erion Veliaj dhe e futën nga dritarja. Kjo vendimmarrje me votat edhe të PS dhe me propozim të njëanshëm, do të cenohej nga Gjykata Kushtetuese. 

 

Ne jemi shprehur edhe dje. Ky propozim i njëanshëm i PS dihet se ishte e pritshme që mund të rrëzohej nga Gjykata Kushtetuese. Ne bëmë betejën tonë që të plotësohej ky akt por në Këshillin Bashkiak në fund flasin numrat. Ne kemi 35% të kartonëve, 65% e ka PS. Ata i kanë numrat për të gjitha vendimet.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy