Kamberi: Njohja e Palestinës nga disa shtete, një lloj presioni diplomatik. Izraeli do të vijojë me qasjen e tij (VIDEO)

Kamberi: Njohja e Palestinës nga disa shtete, një lloj presioni diplomatik. Izraeli do të vijojë me qasjen e tij (VIDEO)

Geron Kamberi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare tha në studion e lajmeve të MCN Tv se Izraeli do të vijojë me qasjen e tij pavarësisht opinionit nga ndërkombëtarët.

Duke vijuar, Kamberi theksoi se njohja e Palestinës nga disa shtete të tjera nuk do të ndryshojë asgjë të madhe dhe se e gjithë kjo është në kuadër të një presion diplomatik nga Perëndimi.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Kjo qasje do të vazhdojë deri në përfundimin që Izraeli të konsiderojë që Hamasi nuk do të ketë më asnjë mundësi ta sulmojë Izraelin nga Rripi i Gazës.

Vetë Rripi i Gazës është territor i limituar me një sipërfaqe jashtëzakobnisht të vogël dhe jetojnë 2.5 milionë banorë. Mund të shohësh edhe nga pamjet një dendësi shumë të madhe banorësh. Kjo nuk e ka penguar Izraelin që t'i shkojë deri në fund qasjes së vet. Gjykoj dhe mendoj se kjo qasje do të vazhdojë pavarësisht dhe opinionit ndërkombëtar që ka vënë në lëvizje dhe gjykatat ndërkombëtare. Netanhjahu e ka bërë të qartë publikisht që ne u sulmuam të parët dhe po i kthehemi një qasje që ta zgjidhim njëherë e mirë situatën në lidhje me këtë kërcënim që vjen nga kufinjtë veriorë të Izraelit .

Nuk besoj se do të ndryshojë ndonjë gjë të madhe. Shteti i Palestinës njihet nga një pjesë e madhe e shteteve që janë anëtare e Kombeve të Bashkuara. Kjo është më shumë një lloj presioni diplomatik mbi Izraelin për të pasur një zgjidhje me dy shtete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy