Kuçana: Kauza e të rinjve që protestojnë është e drejtë (VIDEO)

Kuçana: Kauza e të rinjve që protestojnë është e drejtë (VIDEO)

Pedagogia e Ekonomikut, Ilirijana Kuçana, e mbështet protestën disaditore të të rinjve, që pasoi vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Në studion e emisonit “Stay Tunned”, Kuçana tha se kauza e të rinjve është e drejtë.

Unë kam qenë në komisariate për t’iu gjendur pranë studentëve të mi. Kam qenë edhe unë në protestë dhe do të jem në krah të tyre. Por të shohësh arrestimin e Arjon Kuçukut, një student ekselent i mjekësisë, si mundet të rrijë ai në qeli? Ndihem e trishtuar nga biseda që pata me të atin. Ishte shumë e trishtë të shikoje babin e një djali të ekselencës me sytë me lot tregoi hallet dhe mungesën e shpresës që i ka krijuar kjo situatë djalit të tij. Arjoni vjen nga një familje e ndershme dhe punëtore. Mendoj që kauza e këtyre të rinjve është e drejtë dhe do të jem në mbështetje të tyre”, tha ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy