Kikia: Zhvillim i rëndësishëm rikthimi i PD në axhendën politike, Berisha s’mund të jetë alternativa për kryeministër (VIDEO)

Kikia: Zhvillim i rëndësishëm rikthimi i PD në axhendën politike, Berisha s’mund të jetë alternativa për kryeministër (VIDEO)

Gazetari Mentor Kikia në MCN Live ka komentuar lidhur me paktin mes PS-së dhe rithemelimit për komisionet hetimore për të cilën u shpreh se

Ai tha se zhvillimi më i rëndësishëm është rikthimi i Partisë Demokratike në axhendën politike dhe se ndërkombëtarët po e konsiderojnë opozitën si aktor politik.

Sipas tij Berisha e ka pranuar këtë aksion të ri politik pasi ai nuk mund të jetë alternativa për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Më duket si ato telenovelat turke që gratë zihen se kush do flejë me sulltanin. Kur shoh PD shoh se ka një përplasje se cilat nga palët u konsiderua në këto negociata dhe kjo është gjëja më e keqe që mund të bëjë opozita në këtë fazë.

Në këtë fazë në PD në të dyja pjesët duhet të ketë ca mendje të ftohta për ta lexuar atë që është duke ndodhur dhe ajo që është duke ndodhur nuk duhet të matet sa komisione kërkuam dhe sa na u dhanë. Politika nuk është tregti nëse flasim për fitim nuk janë komisionet por federimi i opozitës.

Deri tani opozita ishte një boksier që luante poshtë urës por nuk ishte federuar për ndeshje, dhe mendoj se zhvillimi më i rëndësishëm është rikthimi i Partisë Demokratike në axhendën politike. Edi Rama ishte i kënaqur deri tani, kishte para një skuadër të ndarë në 3 pjesë ku disa ishin gati të bënin gol në portën e tjetrit vetëm për inate.

Më tej ai shtoi se ajo që ka ndodhur është e rëndësishme, pasi është një shans i madh për PD që të shndërrohet në faktor qeverisës, alternativë qeverisëse që të ketë një qasje të re, një program të ri që deri tani nuk e ka.

Ju jeni dy grupe dhe njëri do të bëjë gol te porta e vetë për inatin e tjetrit. Shansi që është dhënë është se ndërkombëtarët po e konsiderojnë opozitën shqiptare si aktorë politik dhe të mos harrojmë se dje kur sekretari amerikan erdhi në Tiranë nuk pati as 5 minuta kohë të takonte as Berishën dhe as Bashën dhe sot fakti është se janë ulur në këtë lloj bisedimi ata ndërhyjnë dhe ndërmjetësuan, shtynë një proces ku palë ishte dhe partia me kryetar Berishën deri tani e përjashtuar nga optika politike.

Ajo që po ndodh është një qasje e re e ndërkombëtarëve dhe një shans për PD që të prodhojë një lidership të ri duke shmangur gradualisht Berishën dhe Berisha ka aprovuar këtë aksion të ri politik dhe për të mandatuar një politikan tjetër për të kryesuar disa bisedime.

Nëse PD do filloj të riorganizoj gradualisht një ldership të ri atëherë ndërkombëtarët do kenë një numër telefoni se kujt ti bien. Nëse ju filloni të hyni në garë me njeri tjetrin mendoj se do e digjni këtë shans dhe Rama do vazhdoj të jetë sërish i kënaqur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy