Të enjten në Kosovë do të mbahet ceremonia e prezantimit të Abetares së unifikuar Shqipëri - Kosovë në nisje të vitit të ri mësimor.
Ndërkohë prej 3 ditësh, ka nisur trajnimi i mësuesve te klasave të para në vendin tonë ku sezoni shkollor nis më datë 12 shtator.
Në një lidhje në Skype për MCN një prej autoreve e të këtij teksti Mimoza Gjokutaj, ka treguar se si është bërë i mundur hartimi dhe përzgjedhja e kësaj abetareje të përbashkët.
Ndër të tjera Gjokutaj është shprehur se teksti i ri ka pësuar korrigjime duke përmirësuar gabimet e evidentuara në tekstin e mëparshëm, edhe pse nuk ka përjashtuar mundësinë e përmirësimit edhe në këtë botim të ri.
Hartuesit e tjerë të tekstit të abetares veç Mimoza Gjokutaj janë Tereza Babasuli, Naser Zabeli, dhe Saranda Bozhegu.



