
Gazetari Ervin Baku deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se fitorja e mbrëmshme që shënoi Kombëtarja ndaj Moldavisë ishte e pritshme dhe çdo rezultat tjetër do ishte një surprizë e madhe. Më tej Baku tha se garën e madhe Shqipëria e ka me Çekinë dhe Poloninë dhe se forca e kësaj Kombëtareje është grupi. "Ishte një ndër ato 8 etapat e kësaj gare drejt Gjermanisë 2024. Duhej ky 3 pikësh, ishte me ‘detyrim përcaktim’. Ishte fitore e pritshme, çdo rezultat tjetër dio ishte një surprizë e madhe, përballë një ekipi relativisht të dobët. Më pëlqeu Kombëtarja, fryma që mbizotëron, fryma që ka futur Sylvinho. Gjithçka shkoi mirë, ishte fitore me detyrim përcaktim. Garën e madhe e kemi me Çekinë dhe Poloni, secila skuadër ka llogaritur 12 pikë me këto skuadra të ashtuquajtura të vogla, por nuk ka skuadra të vogla. Hasani dhe Bajrami ishin ndër më të mirë. Forca e kësaj Kombëtareje është grupi. Kemi goditur 5 herë kuadratin e portës dhe kemi shënuar 2 herë. Ishte 3 pikësh i rëndësishëm në rrugën tonë drejt Gjermanisë 2024. Thuhet që ekipi fitues nuk ndryshohet, por kemi alternativa, grup shumë të mira. Ky grup të bën optimist. Ky trajner të jep besim. Kemi dhe Brojën që do të jetë gati, ishuj Faroe janë kundërshtar i fortë fizikisht. E kemi ndeshjen të martën, por i kemi mundësitë t’i marrim 3 pikët. Kjo kombëtare ka kthyer atmosferën, stadiumi ishte mbushur plot. Dje me Moldavinë ishin shitur të gjitha biletat. Është kthyer atmosfera elektrizuese që Kombëtarja ka nevojë. Dje 21 mijë tifozët ishin lojtari i 12 i Shqipërisë".



