Hapen pishinat, kopshtet, muzetë e gjykatat/ Greqia bëhet gati për hapjen e madhe

Hapen pishinat, kopshtet, muzetë e gjykatat/ Greqia bëhet gati për hapjen e madhe

Greqia në muajin maj nuk do të hapë vetëm sezonin turistik, por edhe shumë aktivitete të tjera. Autoritetet shëndetësore greke njoftuan këtë të enjte se kopshtet në Greqi do të hapen më 17 maj, një javë pas shkollave, ndërsa deri në fund të muajit do të çelen dhe kinematë verore dhe muzetë.

Ne jemi duke lëvizur gradualisht dhe duke i kushtuar vëmendje të madhe normalitetit, pasi situata epidemiologjike na lejon ta bëjmë këtë”, tha zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

Vendimet që mori Greqia

Nesër hapen plazhet

Në 10 maj hapen gjykatat administrative dhe penale

Në 10 maj hapen shkollat me një certifikatë vetë-testimi dhe maskë

Në 14 Maj hapen muzetë

Në 17 maj do të hapen kopshtet

Në 21 maj hapen kinematë verore

Në 28 maj dëgjesat publike

Gjithashtu aktivitetet sportive pritet të kthehen në normalitet në ditët në vijim. Në datë 10 maj notarët mund të stërviten në pishina. Një kusht themelor është të mos tejkalohet numri maksimal i kapacitetit të pishinave, sipas protokolleve shëndetësore dhe rregullave të distancave. Greqia përgatitet për një sezon turistik ku ka mjaft pritshmëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy