Moti sot/ I kthjellët dhe i ftohtë

Moti sot/ I kthjellët dhe i ftohtë

Në orët e para të ditës së sotme deri në mesditë parashikohet një mot me alternime kthjellimesh e vranësirash, pas orëve të mesditës pritet mot i kthjellët me vranësira të pakta në relievet malore verilindje–juglindje të vendit.

Reshje shiu do të ketë vetëm në veri të vendit, por me intensitet të ulët. Ndërsa në Alpe priten reshje të dobëta të borës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim me shpejtësi 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 8-10m/sek shoqëruar me valëzim të forcës 1ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore -2 deri 10°C, në zonat e ulëta 2 deri 17°C dhe në zonat bregdetare 3 deri16 °C.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy