Raketa e re gjigande e SpaceX nuk do të ngrihet këtë të hënë ashtu siç ishte planifikuar. Elon Musk njoftoi në Twitter shtyrjen e lëshimit të raketës për shkak të një problemi teknik të hasur gjatë minutave të fundit të përgatitjeve.
"Një valvul presioni duket se është i ngrirë", shkroi miliarderi në rrjetin social.
Megjithatë, ekipet e SpaceX vazhduan të simulonin operacionet e ngritjes, të cilat u ndalën pak përpara kohës së planifikuar të nisjes.



