
Kombëtarja shqiptare e futbollit me fitoren e mbrëmshme 3-0 ndaj Çekisë ka hedhur hapin më të rëndësishëm drejt kualifikimit në Euro 2024.
Agim Camaj, specialist futbolli, në një intervistë për MCN live, u shpreh se me fitoren e djeshme treguam se në të gjitha hallkat e lojës jemi superiorë.
Sipas tij, Kombëtarja përfaqëson tërë Shqiptarinë dhe tregoj se edhe më skeptikët u bën krenar me ndeshjen ndaj Çekisë.
Ishte një bashkëpunim do thosha, ka gjetur, kohën, momentin dhe një grup lojtaresh të shkëlqyer.
Kjo kombëtare përfaqëson gjithë shqiptarinë në aspektin edhe nga përbërja e grupit, kemi nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria kuptohet. Te them të drejtën në diskutim që kemi bërë, do thosha që është bërë krenar gjithkush qe ndihet shqiptar në çdo cep të botës, se Kombëtarja jo vetëm tregoj që fitojë një ndeshje por tregoj që po bën një hap të madh, jo drejt Kualifikimit të Gjermanisë por një të ardhme të ndritur me një brez lojtarësh që luajnë në nivele shumë të larta dhe këtë e demonstroi në dy ndeshjet e kaluara.
Merita kryesore sipas Camës, qëndron te trajneri Silvinjo i cili arriti të grumbullojë një grup lojtarësh të rinj por me eksperiencë në nivele ndërkombëtare.
U bën disa faktor që ndikuan, ajo kryesorja që ne kemi një grup lojtarësh të mirë që shtatë prej tyre luajnë me nivele shumë të larta, në Serinë A , në Itali, Spanjë, dhe kjo bën duke afruar edhe një trajner që në fillim ishin skeptik.
Interesi prej 250 mijë njerëzve të interesuar për ndeshje,. Dje tregoj se dhe ai që ishte më skeptikë u ndje krenar, sepse në të gjitha hallkat e lojës dolëm superiorë. Pra po të marrësh ne kemi shënuar 5 dhe nuk kemi marr asnjë gol.
Ndeshja e djeshme na bëri krenar që nga fillimi deri në fund, jo vetëm mposhtën skuadrën ceke por treguam që kemi një karakter të fortë, skuadër që në aspektin psikologjik përballon çdo lloj tensioni në të gjitha hallkat e lojës dhe kjo bëri të ishim shumë superiorë nga Çekia, edhe në nivelin kolektiv.



