Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së Silva Bino kanë vizituar qendrën shëndetësore Nr.1 në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera kryeministri Rama përsëriti edhe një herë që studentët apo pedagogët që nuk duan të vaksinohen nuk do të merret me forcë, por duhet të marrin parasysh që nuk mund të futen në auditorë.
Rama u shpreh po ashtu se nëse Shqipëria sot nuk ka shifra të larta të vdekjeve, kjo ka ardhur falë nisjes në fazë të hershme të procesit të vaksinimit masiv.
Vaksina jo domosdoshmërish të mbron nga infektimi. Por ama në momentin që infektohesh të mbron nga vuajtjet dhe rreziku për jetën. Ndërsa mosvaksinimi të dërgon deri në vdekje. Studentët që nuk vaksinohen nuk futen në auditor. Sepse s’ka mundësi që pjesa është e vetëdijshme të cënohet nga ata që tremben nga teoritë e konspiracionit. Askush nuk i merr me forcë, e s’ka ndërmend t’i marrë me forcë, por në mjedise kur janë dhe të tjerët duhet të vaksinohesh. E njëjta gjë vlen edhe për mësuesit dhe administratën. E mira është të vaksinohesh, sepse jeta duhet mbrojtur. Nuk mund të cënohsh jetën e tjetrit. Nëse Shqipëria sot ka stabilitet, kjo vlen si rezultat i vaksinimit. Ne kemi shtrirë shumë shpejt vaksinimin masiv, nëse do të kishim pasur sukses në këtë proces, sot do të ishim duke numëruar dhjetëra të vdekur në ditë. Nuk ka hyrje në auditorë pa bërë vaksinën.



