
Themeluesi i “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” se lëvizja e tij synon të dalë në zgjedhje me lista të hapura.
Lapaj theksoi se nëse lëvizja e tij merr vetëm një mandat, nuk do të jetë ai që do të shkojë në Parlament.

Po shqyrtojmë mundësitë ligjore që të shkojmë totalisht me lista të hapura. Si? Duke i djegur listat e mbyllura. Kjo ka vështirësitë e veta sepse duhet që unë si kryetari i kësaj lëvizjeje të garantoj që të gjitha ata që janë në listat e hapura që njerëzit që do caktojmë në listat e mbyllura kanë vullnetin që të hapin rrugën për këta të tjerë Nenin 64 i Kodit Zgjedhor ka lënë një ngërç. Ne do të synojmë që të shkojmë totalisht me lista të hapura. Nëse nuk është mundur unë ligj të ri nuk bëj dot. Në çdo rast Lapaj të vërteton që nuk e ka sfidë për mandat personal. Nëse lëvizja që ne përfaqësojmë merr vetëm një mandat, nuk do të jem unë ai që do të shkoj në Parlament, qofsha edhe ai që e fitoj atë mandat. Ai që vjen i dyti pas meje i votuari do të shkojë.



