Një sirian zgjidhet kryetar bashkie në Gjermani

Një sirian zgjidhet kryetar bashkie në Gjermani

Rayyan Alshebl dëgjoi për herë të parë për Gjermaninë në vitin 2009, ndërsa shihte ndeshjet e Bayern Munich në TV. Ai banonte në Sveida, një qytet jugor në Siri në kufirin me Jordaninë. Disa vite më vonë, ai do të kërkonte azil në vendin që në 2015, nën kancelaren Angela Merkel vendosi të hapte një korsi preferenciale për refugjatët sirianë.

Sot Alshebl nuk është vetëm një shtetas gjerman, por ai u zgjodh kryebashkiak i Ostelsheim, një qytezë me vetëm 2500 banorë pranë qytetit të Shtutgartit, duke u bërë një nga refugjatët e parë sirianë që zgjidhet në poste publike.

Ai thotë se Gjermania është një vend liberal. “Kushdo që është gati të bëjë diçka këtu mund të ketë mundësinë ta bëjë", shpjegoi 29-vjeçari në një intervistë me agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters.

Alshebl, i cili mbërriti në Gjermani në moshën 21 vjeçare me një grup shokësh që kërkuan azil, fillimisht mësoi gjermanisht, të cilën tani e ka më të lehtë të flasë sesa gjuhën e tij amtare arabisht.

Trajnimi i tij profesional tre-vjeçar si nëpunës administrativ përfundoi me një punë në bashkinë e qytetit dhe një vizion të qartë të qëllimit të tij të ardhshëm: të bëhej kryetar bashkie. “Pas vitit të parë të stërvitjes kuptova se cili ishte qëllimi im, por pyetja ishte se kur do ta arrija atë”, tha 29-vjeçari sirian.

Të dielën, kryebashkiaku i ri nga qyteti sirian fitoi zgjedhjet komunale me 55.4 për qind të votave, duke konkurruar kundër dy kandidatëve të tjerë. Të tre ishin paraqitur si të pavarur.

"Ostelsheim bëri histori. Gjithashtu jep një sinjal të fortë për kozmopolitanizëm, për tolerancë", nënvizoi kryebashkiaku i ri, duke shtuar se ndoshta nuk do të kishte pasur kurrë mundësi të tilla në Siri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy