Basha-Ramës: Në rastin më të mirë do lutesh të kesh fatin e Gruevskit!

Basha-Ramës: Në rastin më të mirë do lutesh të kesh fatin e Gruevskit!

Lideri i opozitës Lulzim Basha, ka dalë sot në një konferencë për media, nga ku ka paralajmëruar kryeministrin që të mos bëjë si i fortë.

Madje, ai dha edhe një mesazh të fortë, duke e “kërcënuar” Ramën, duke thënë se ai do të lutet, që në rastin më të mirë të ketë fatin e Nikolla Gruevskit, ish kryeministrit maqedonas që u arratis jashtë vendit për t’i shpëtuar drejtësisë.

Me mirëkuptimin për gazin që helmoi gjysmën e Tiranës, u pa qartë se sa i shkëputur është nga realiteti ky sundimtar që e sheh këtë ngjarje të shpaloset si një film nga vila e tij miliona dollarëshe në Surrel. Ky herë bën gastorin, herë të fortin e lagjes, arrogantin cinikun edhe kur fshihet pas bliandave. Është e qartë se kështu nuk mund të vazhdohet më. Sot nuk jam nisur të mundur Edi Ramën, atë e ka mundur lodhja, zullumi dhe varfëria e popullit, e ka mundur arroganca. Sot ne jemi nisur për të kthyer normalitetin politik në vend e demokracinë. I bëj një paralajmërim të qartë kreut të klikës në pushtet: mos i kalo caqet, harroje se do të marrësh e do të mbash pushtet me dhunë, në rastin më të mirë do të lutesh të kesh fatin e Nikolla Gruveskit ”-tha Basha

Sipas kryetarit opozitar, vendi është në një situatë anormale.

Jetojmë në një vend anormal, me politikë anormale dhe me qeveri anormale. Pse ndodh kjo? Pse ndihen kaq të shkëputur njerëzit nga qeveria dhe politikbërja? Arsyeja është filli që i bashkon krizat e bashkëathdetarëve. Është humbja e drejt peshimit që mban një shoqëri bashkë. Prej 6 vitesh vendi nuk qeveriset, por sundohet. Kriza politike është fillesa e krizës kushtetuese dhe sociale që po kalon vendi” tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy