
Filipinet do të zhvillojnë të dielën stërvitje të përbashkëta detare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japoninë dhe Australinë në Detin e Kinës Jugore, mes ndikimit në rritje të Kinës në rajon.
Një fakt i tillë është konfirmuar nga të katër vendet me anë të një deklarate.
Duke demonstruar angazhimin tonë kolektiv për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar drejt një Indo-Paqësori të lirë dhe të hapur, forcat tona të kombinuara ushtarake dhe ushtritë e mbrojtjes do të zhvillojnë një aktivitet bashkëpunimi detar në Zonën Ekonomike Ekskluzive të Filipineve më 7 prill 2024.
Në fillim të kësaj jave, anija luftarake australiane HMAS Warramunga mbërriti në provincën Filipine të Palawan, pranë një zone detare të diskutueshme.
Vitin e kaluar, tensionet rajonale u intensifikuan, ku Kina që pohoi më me forcë pretendimet e saj ndaj zonave detare të pretenduara gjithashtu nga Filipinet dhe Japonia, si dhe ishulli i vetëqeverisur i Tajvanit.
Si përgjigje, SHBA kanë kërkuar të forcojnë aleancat e tyre në rajon, veçanërisht me aleatët e tyre tradicionalë, Japoninë dhe Filipinet.



