Kërkoi që gratë të lejohen të ngasin makinën, dënohet me gati 6 vite burg aktivistja në Arabinë Saudite

Kërkoi që gratë të lejohen të ngasin makinën, dënohet me gati 6 vite burg aktivistja në Arabinë Saudite

Një nga aktivistet më të shquara të Arabisë Saudite, e quajtur Loujain al-Hathloul, është dënuar sot me pesë vite e tetë muaj burg.

Prej dy vitesh e gjysmë ajo ndodhet pas hekurave, ndërsa thuhet se përfundoi aty duke mbrojtur të drejtat e grave. Më saktësisht 31-vjeçarja është arrestuar pasi kërkoi që gratë të lejohen të ngasin makinën.

Në 2018 ajo u arrestua së bashku me disa aktviste të tjera me akuzën se kishin kontakte me organizata që nuk i donin të mirën Arabisë Saudite. Ndërkohë grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut vazhdimisht kanë kërkuar që ata të lirohen.

Por të hënën, Gjykata e Specializuar Penale e vendit, e cila u krijua për të gjykuar çështjet e terrorizmit, e dënoi Loujain al-Hathloul për akuza të ndryshme përfshirë tentativën për të dëmtuar sigurinë kombëtare dhe për të çuar përpara një axhendë të huaj.

Gjykata e dënoi atë me pesë vjet e tetë muaj burg, ndërsa deri më tani janë kryer 2 vjet e 10 muaj. Vetë Loujain al-Hathloul dhe familja e saj i kanë mohuar akuzat, ndërsa kanë thënë se ajo është tortuar në burg, pretendim që është hedhur poshtë nga gjykata. 

Pak muaj pas protestës, gratë në Arabinë Saudite fituan të drejtën për të drejtuar makinën, ndërsa sipas gjyakatës ajo nuk është dënuar për këtë arsye.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy