Dy herë në muaj në SPAK, Këlliçi: Berisha s’ka më punë me ta, nuk prish dot prova dhe nuk ndikon dot në proces

Dy herë në muaj në SPAK, Këlliçi: Berisha s’ka më punë me ta, nuk prish dot prova dhe nuk ndikon dot në proces

Belind Këlliçi i në një lidhje skype me emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV ka komentuar lidhur me reagimet që PD dhe eksponentët e saj kanë ndaj vendimeve të drejtësisë, ku lavdërojnë drejtësinë kur godet kundërshtarin dhe e sulmojnë kur vendimet janë kundër tyre.

Ai tha se lidhur me rastin e Berishës, vendimi duhet të ishte ose qëndron kërkesa e SPAK dhe të rikthehet në arrest shtëpie ose mbetet në fuqi vendimi i shkallës së parë. Sipas tij, Berisha nuk ka më punë me ta, nuk prish dot prova dhe nuk ndikon dot në proces.

Drupal Ad

Herën e parë u shkel neni 73 i Kushtetutës. Në momentin që u dha autorizimi për masë, zotëria ka thënë nuk bie dakord me masën, por nuk është shkelur ligji. Pra kësaj radhe e ka dhënë Kuvendi autorizimin për një masë.

Berisha është kundër masës por nuk është shkelur ligji. Gjyqtari ka dalë nga objekti i kërkesës. SPAK ka kërkuar rikthim në arrest shtëpie. Gjyqtarja ka thënë bie masa. Vendimi duhet të ishte ose qëndron kërkesa e SPAK dhe të rikthehet në arrest shtëpie ose mbetet në fuqi vendimi i shkallës së parë.

Çështja është çuar për gjykim dhe nuk është në organin e akuzës. Berisha nuk ka më punë me ta, nuk prish dot prova dhe nuk ndikon dot në proces. Të mos marrim pastaj rastin e kryetarit të Bashkisë me katër akuza dhe rri në zyrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy