Kush do ta presë sallatën/ 12-vjeçari shqiptar qëllon motrën e tij me thikë pas zënkës

Kush do ta presë sallatën/ 12-vjeçari shqiptar qëllon motrën e tij me thikë pas zënkës

Një zënkë mes motër e vëlla, ka përfundur në një fund tragjik. Mediat greke shkruajnë se një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare ka qëlluar me thikën e guzhinës motrën e tij 11-vjeçare. E mitura ka marrë tre plagë të shkaktuara nga thika në kofshë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Rodos, në një familje shqiptare, ku dy fëmijët jetonin vetëm me babanë e tyre. Nëntë vite më parë, nëna e fëmijëve shqiptarë ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë në tru.

Ndërkohë, babai i 12-vjeçari është shprehur gjatë dëshmisë së tij në polici, se nuk kishte vënë re më parë shenja agresive tek djali i tij. “Ai nuk ka treguar ndonjëherë shenja të tilla agresioni”, është shprehur babai i fëmijëve shqiptarë, protagonist të kësaj ngjarje të rëndë.

Ndërkohë, avokati i tyre është shprehur se kjo ngjarje ka ndodhur për një arsye qesharake. “Të dy të miturit, vëlla e motër u grindën se kush do ta priste sallatën në tryezën e familjes, duke pritur që babai i tyre të kthehej nga puna”, ka thënë avokati.

12-vjeçari, duke debatuar me motrën e tij se kush do të priste sallatën, mori thikën e kuzhinës dhe goditi të motrën duke i shkaktuar tre prerje të thella në kofshë. Vajza është në një gjendje shoku dhe shprehu dëshirën të lërë jo vetëm shtëpinë e saj, por edhe Greqinë dhe të kthehet në Shqipëri në shtëpinë e tezes së saj. 

I shokuar ka mbetur edhe vëllai i saj, i cili u përpoq të justifikonte veten duke thënë se gjithçka ishte bërë për një shaka dhe se ai nuk kishte ndërmend ta dëmtonte atë. Me urdhër të prokurorit, sjellja e tij do të vlerësohet nga psikologët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy