Paga mesatare në administratë arrin 60 mijë lekë (VIDEO)

Paga mesatare në administratë arrin 60 mijë lekë (VIDEO)

Instituti i Statistikave raporton për 2017-n se paga mesatare në vend arriti në 49 mijë lekë, me një rritje prej 3% me bazë vjetore në krahasim me 2016-n, ndërsa paga për punën shtet është ngritur në nivelin 60 mijë lekëve, duke pësuar rritje vjetore me 6.7 për qind dhe duke u ngjtur në vendin e tretë në rangun e aktiveteve ekonomike.

Sipas sektorëve, puna më e paguar vlerësohet në aktivitete financiare dhe ato të sigurimeve, ku mesatarja arrin në 104 mijë lekë, ndërsa sektori që paguan më shumë punonjësit është edhe “Informacioni dhe komunikacionit”, me rreth 74 mijë lekë në muaj. Por krahasuar me sektorët e tjerë, përfshi edhe administratën publike, paga në këtë sektor ka shënuar rënie me 2.5% në 2017-n, që mendohet të jetë ndikuar nga ikja e operatorit Plus nga tregu. 

Pas administratës, në vend të katërt renditen “Aktivitete të pasurive të paluajtshme; Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike; Aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetëse” (55 939 lekë); “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera” (49 426 lekë); Ndërtimi (43 103 lekë); “Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit” (40 390 lekë).

Më pak të paguarat janë “Bujqësi, Silvikulturë dhe Peshkim” (36 264 lekë) dhe “Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor” (34 627 lekë)- shiko grafikun e parë. Një tjetër tregues që raporton INSTAT, është ai i pagave sipas profesioneve. Në vend të parë janë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, me një pagë mesatare mujore prej rreth 95 mijë lekësh, me një rëni efare të lehtë në raport me vitin 2016.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy