Berisha prezanton kandidatin e Dibrës: Në këto zgjedhje përballja është e madhe (VIDEO)

Berisha prezanton kandidatin e Dibrës: Në këto zgjedhje përballja është e madhe (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot në Dibër Premtim Kryemadhin, kandidatin për kryetar bashkie për koalicionin “Shtëpia e Lirisë”. Berisha i konsideroi zgjedhjet e 6 marsit si përballjen e madhe me të shkuarën dhe shtetin e bazuar në mafie e drogë.

"Jam sot për të paraqitur për qytetar të parë njërin nga bijtë tuaj, intelektualët, mësuesin e fëmijëve tuaj, demokratin e përkushtuar, zyrtarin e ndershëm, Premtim Kryemadhin, i cili mishëron krenarisht virtytet tuaja, shpirtin tuaj punëtor, ndershmërinë dhe dashurinë e pakufijshme për Dibrën dhe vendin”, tha ish-kryeministri në fjalën e tij.

“Në këto zgjedhje përballja është e madhe. Me të vërtetë përballet e shkuara, përballet shteti i bazuar në mafie dhe drogë, përballet narko-shteti që s’njeh dhe s’respekton votën. Përballet arroganca e një njeriu që ka trashëguar psikologjinë më të keqe të etërve të tij”, u shpreh Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy