
Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë kryer 2370 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 228 qytetarë. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 5 humbje jete dhe 321 të shëruar.
Rastet e reja
87 në Tiranë, 23 në Vlorë, 12 në Durrës, nga 10 qytetarë në Fier, Berat, nga 8 qytetarë në Shkodër, Lushnje, 6 në Elbasan, nga 5 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Mirditë, Kurbin, nga 3 qytetarë në Sarandë, Patos, Krujë, Lezhë, nga 2 qytetarë në Tropojë, Vorë, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Devoll, Gramsh, nga 1 qytetar në Librazhd, Dimal, Cerrik, Korçë, Memaliaj, Këlcyrë, Konispol, Mallakastër, Dibër, Rrogozhinë, Kavajë, Shijak, Kukës, Pukë, Vau i Dejës.
Janë 5235 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 144 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Elbani 57 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 59-75 vjeç, një qytetar nga Fieri 77 vjeç, një qytetar nga Durrësi 82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 321 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,376 që nga fillimi i epidemisë.



