Salianji: Jemi të gjithë turpi i opozitës, analizën duhet ta nisim nga vetja, të ribëjmë opozitën

Salianji: Jemi të gjithë turpi i opozitës, analizën duhet ta nisim nga vetja, të ribëjmë opozitën

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, teksa analizoi humbjen e koalicionit të opozitës në zgjedhjet e 14 majit, tha se nga zgjedhjet në zgjedhje, retorika e opozitë ngelet e njejtë.

Salianji tha se të gjithë janë turpi i opozitës dhe se analiza duhet bërë për tërë punën e opozitës dhe se duke u nisur nga kjo, duhet ribërë opozita.

Janë të paktën zgjedhjet e 6 me radhë që nga zgjedhjet në zgjedhje, nuk ndryshon as retorika e Edi Ramës, por as retorika e opozitës.

Padyshim që a pasur deformim të vullnetit të zgjedhësve, përfshirë elementë të inkriminuar, por opozita duhet të jetë garant për të garantuar votën e lirë, duhet gjetur mënyra se si ta bëj.

Opozita ka në momentin që duhet të sigurojë provat, të pasqyrojë ato, por ajo që duhet të arrijë opozita tani duhet të ribëhet, të ri konceptohet, të ridimenzionohet në misionin e saj. Duhet të bëjmë analizë e vet, se a kanë punuar njerëzit e tij në këto zgjedhje.

Ne të gjithë jemi turpi i opozitës, prandaj po them duhet ët ribëjmë opozitën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy