Epidemiologu Simaku: Kurba është e luhatshme, sepse gjurmohen rastet

Epidemiologu Simaku: Kurba është e luhatshme, sepse gjurmohen rastet

Në ditët e fundit raste pozitive me Covid-19 janë shtuar. Sipas epidemiologut Artan Simaku, kurba është e luhatshme, sepse gjurmohen rast pas rasti të gjitha kontaktet e personave që rezultojnë pozitiv.

Kjo është një kurbë ku nuk përfshihen vetëm rastet, por edhe kontaktet e tyre. Nëse në këtë kurbë do të ishin vetëm rastet dhe jo kontaktet e tyre, atëherë kjo do të ishtë një kurbë pa luhatje, por vetëm në rënie. Por në moment që ne gjurmojmë çdo rast, atëherë kemi shifra që luhaten, sepse ne shkojmë pas çdo rasti dhe në përfshijmë të gjithë kontaktet që në pjesën më të madhe të kohës janë asimptomatikë”, shpjegon eksperti Simaku.

Ai shprehet se nëse do të ketë një valë të dytë, ajo do të jetë më e butë duke u kthyer në një virus stinor. “Normalisht ky është vetëm një parashikim dhe nga eksperienca pritet të jetë më e butë, nuk do të ketë të njëjtën ashpërsi. Mendohet se do të kthehet në një virus stinor, nuk do të qarkullojë më si një virus i ri, por si një virus stinorë dhe nuk do të ketë më këtë ashpërsi si në valën e parë”.

Me ardhjen e stinës së nxehtë vërehet një zbutje e simptomave, sipas epidemiologut Simaku, shenjat klinike janë më të lehta se sa në fillimin e pandemisë./TvT.al/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy