Pasuesi i mundshëm i Grenellit në Gjermani dhe deklaratat e tij kundër luftës së Kosovës  

Pasuesi i mundshëm i Grenellit në Gjermani dhe deklaratat e tij kundër luftës së Kosovës  

Kandidati për ambasador të SHBA-ve në Gjermani është një kritik i ndërhyrjes amerikane në luftën e Kosovës në vitin 1999. Richard Grenell mund të pasohet në detyrë nga Douglas McGregor, i cili njihet për komentet e tij raciste dhe ksenofobe.

Siç raporton CNN në një përmbledhje të deklaratave të tij, McGregor është shprehur se ndërhyrja amerikane ka pasur si shënjestër serbët e krishterë ortodoksë dhe se pas saj është ngritur një mafia myslimane e drogës, e cila u quajt sukses për demokracinë.

Në një intervistë radiotelevizive në 2019, Macgregor kritikoi përfshirjen e administratës Klinton në konfliktin e Luftës së Kosovës në fund të viteve 1990 si një përpjekje për "për të kultivuar miqësi dhe mirëkuptim në botën myslimane" duke ndërhyrë kundër forcave serbe.

"Kështu që ne ndërhymë kundër serbëve ortodoksë, serbëve të krishterë ortodoksë në Kosovë dhe vendosëm në thelb një mafioz mysliman të drogës në krye të këtij vendi dhe e quajtëm atë një histori të madhe suksesi për demokracinë", është shprehur Macgregor, duke u shfaqur në krah të serbëve. "Këta njerëz nuk kanë qenë kurrë miqtë tanë. Ata nuk do të jenë kurrë miqtë tanë. Ata janë jashtëzakonisht armiqësorë. Unë po flas për sunitët islamikë".

Përfshirja e SHBA në Kosovë përfundoi me sukses kundër forcave serbe, të cilat vlerësohet se kanë kryer spastrimin etnik të rreth 11 000 njerëzve dhe kanë detyruar të shpërngulen më shumë se 1.5 milion shqiptarë kosovarë.

Sipas biografisë së Macgregor, ai ka qenë përgjegjës për planifikimin strategjik që çoi në Fushatën Ajrore të Kosovës dhe më vonë u promovua për të mbikëqyrur mbarëvajtjen dhe planifikimin e operacioneve në nivel strategjik me një staf prej 240 oficerësh nga 19 vende anëtare të NATO-s deri në fund të Luftës së Kosovës”, shkruan CNN.

CNN shkruan më tej se, përveç deklaratave në favor të Serbisë, megjithëse në atë kohë ishte pjesë e stafit ushtarak dhe merrte pjesë në përgatitjen e fushatës së NATO-s, McGregor publikoi deklarata që bien në kundërshtim me politikën zyrtare të Uashingtonit, siç është ajo që mbante anën e Rusisë në konfliktin në Ukrainë.

CNN shkruan se, nëse emërimi i tij miratohet nga Senati amerikan, ai do të shënojë një pikë tjetër të ulët të marrëdhënieve amerikano-gjermane, të cilat kanë njohur rënie gjatë mandatit të Presidentit Donald Trump.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deer, në një përgjigje me e-mail për CNN thotë se McGregor është shumë i kualifikuar për detyrën e ambasadorit, duke iu referuar njohurive të historisë dhe gjuhës gjermane që ai e mësoi gjatë shërbimit në Gjermaninë Perëndimore. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy