Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me ftesë të kolegut të tij, Ditmir Bushati, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë.
Në kuadër të vizitës, pritet që Dimitrov të realizojë takime edhe me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se pas takimit me shefin e diplomacisë së Republikës së Shqipërisë, është paraparë konferencë e përbashkët shtypi e të dy ministrave.



