Goditet banda e drogës në Greqi me kapo një shqiptar (VIDEO)

Goditet banda e drogës në Greqi me kapo një shqiptar (VIDEO)

Policia e Greqisë ka zhvilluar një superoperacion ku ka shkatërruar një organizatë kriminale me 97 persona.

Mes të arrestuarve ka grekë, shqiptarë, bullgarë, rumunë dhe afrikanë.

Mediat greke raportojnë se koka e organizatës është një shqiptar, i dyshuari kryesor i ekzekutimit të një shqiptari në Greqi më 13 nëntor.

Policia informon se gjatë operacionit ka 433 kilogramë kanabis sativa, 30.000 euro, 10 makina, një kamion, dy motorë, dy peshore etj.

Shqiptari, kapoja i bandës njihej me emrin e koduar “Gendi” dhe është i shpallur në kërkim.

Ai dyshohet se ndodhet në Shqipëri dhe ka marrë pjesë në ekzekutimin e një shqiptari me 10 plumba, ngjarje e ndodhur në 13 nëntor.

Nga hetimet rezulton se vetëm për 6 muaj, banda ka xhiruar me shumë se 19 milionë euro, shumica para që janë sjellë në Shqipëri.

Gjithashtu është sekuestruar një sasi kokaine dhe heroine.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy