
Pas një viti jo fortë të lehtë për “Facebook”, punonjësit e kompanisë u janë rikthyer celularëve të vjetër.
Për të komunikuar me njëri-tjetrin, ata përdorin celularët ekonomikë të disa viteve më parë, të cilët nuk përgjohen.
Lajmi është raportuar nga “Buzzfeed” në një artikulli të gjatë, që e përshkruan situatën brenda kompanisë së Zuckerbergut si të mbushur me ndarje e tensione, me grupe pro dhe kundër themeluesit të saj.
"Është njësoj si të jetosh në një bunker - citohet një ish-bashkëpunëtor i Facebook - Këta persona janë në “rrethim” prej 600 ditësh.
Në këto kushte, punonjësit detyrohen të përdorin celularë të vjetër për të folur lirshëm me njëri-tjetrin”.
Në lidhje me këtë çështje, zëdhënësi i “Facebook” është shprehur se “jemi në një periudhë të vështirë" dhe "jemi të vendosur të vazhdojmë përpjekjet për t’i zgjidhur problemet tona”.



