
Akademia e Shkencave ka qenë shpesh në qendër të debateve dhe akuzave për mënyrën sesi drejtohet dhe për nevojën e saj për ristrukturim.
Lidhur me problematikat dhe mënyrës së zgjedhjes së kryetarit në studion e lajmeve në MCN TV, akademiku, Apollon Baçe deklaroi se kishte një stanjacion të udhëheqjes.
Ai tha se ligji i ri nuk ndryshon asgjë nga ai i vjetri përveçse kreu nuk mund të zgjidhet dy mandate rresht. Sipas tij i gjithë formulimi i ligjit është qesharak.
Kjo është gati komedi. Ne kishim një ligj i cili qe i përmirësuar deri në 2010 dhe pastaj doli kjo kur erdhi Rama dhe tha se akademia është për faqe të zezë, një ekuipazh i ndryshkur dhe e tipit që do të rregullohet. Unë u caktova kryetar i komisionit që duhet të bënte këtë platformën tjetër por di që nuk u lexua fare. Sensibiliteti ishte se kryesia është po ajo që ishte. Ne jemi ekuipazhi i nëndetëses së ndryshkur. Doli ligji i ri që është ligj i shumicës parlamentare dhe është i vitit 2019. Pra nga ligji i vjetër nuk ndryshoi asgjë vetëm se kryetari nuk mund të zgjidhet në dy mandate të njëpasnjëshme. Tani dalin dy deputetë që s’kanë të bëjnë fare me akademinë dhe përfundon kjo në një mënyrë pa kaluar as në asamble. Kjo ka kaluar në mënyrë të çuditshme. ku ligji kërkon të rikthehemi në ligjin e vjetër të 2010. Pra ne dalim prapë aty ku ishim. Arsyeja e këtij alarmi të msdhe q ëu bë kur ne dalim prapë aty ku ishim mua më duket se dhe vetë formulimi është qesharak.
I pyetur lidhur me deklaratën e PD që ka akuzuar kryetarin aktual Skënder Gjinushi se e ka politizuar akademinë, Baçe tha se nuk mund ta quajë të tillë, por theksoi se asambleja është ajo që funksionon si person juridik por që sipas tij është inekzistente. Ai shtoi se personi që kandidon duhet të ketë patjetër platformë që dhe konkurrenca të bëhet përmes saj.
Politizon nuk do e quaja sepse ai s’ka politizim, por në bazë të ligjit person juridik është asambleja, por ai në këtë rast është inekzistent sepse aty bën çfarë do kryesia. Një enciklopedi do ketë si lëndë të parë historinë, letërsinë, gjeografinë e tyre. Do të thotë se unë mendoj se ai që kandidon për akademi duhet të kandidojë me platforma. Unë kam kandiduar dhe mu tha se s’ka të bëjë me platforma sepse aty ka lobingje. Ne jemi komplet jashtë normave. Akademia, do të thotë se ne jemi truri i kombit, por ne nuk kemi akademi, fondet aty po keqpërdoren. Dua që konkurrenca të bëhet përmes platformës, dikur ka qenë një akademi që funksiononte, një akademi me të vërtetë e mirë, ka qenë një çadër dhe mbronte shkencën.



