Thurja e çadrave, zanati i trashëguar i familjes Kallo (VIDEO)

Thurja e çadrave, zanati i trashëguar i familjes Kallo (VIDEO)

Etem Kallo prej 20 vitesh punon si thurës çadrash në zonën e bregdetit. Edhe këtë vit së bashku me familjen dhe disa punëtorë, ai është vendosur në zonën e Plepave në Durrës. Sezoni i punës për ta ka nisur me vonesë për shkak të pandemisë, ndaj edhe shitjet nuk kanë qenë të shumta. Etemi punën e quan të shenjtë dhe nuk e ka braktisur asnjë ditë përgjatë 20 viteve që merret me këtë zanat.

“Vjet e kam filluar në shkurt, sivjen pak ditë kemi që kemi filluar se nuk më erdhi materiali nga çunat që të punonim. Bëjmë gjera artizanale, çadra, dekore, hamë bukë, më mirë sesa të lypim”.

Thurja e një çadre sipas Etemit nuk është e thjeshtë. Ajo ka sekretet e saj për nga mënyra sesi punohet dhe jetëgjatësia që duhet të ketë…

“Çadra thuret me çdo katër fije kallami, por ta bësh me më shumë nuk mban, lirohet. Ka disa të rinjë që nuk ja dinë punës dhe e bëjnë për shpejt. Ja u kam mësuar zanatin jo vetëm fëmijëve, por gjysmës së Shqipërisë”…

Vlerësimin për punën artizanale, Etemi thotë se ia kanë dhënë edhe të huajt. Shpesh ka pasur oferta për të punuar jashtë vendit, por ai ka zgjedhur të punojë në Shqipëri.

“Zanatin e mësova nga plaku që kur ishim në Ersekë.. na kanë ftuar shumë prej të hujave për të punuar jashtë por unë nuk iki, nuk e lë vendin tim se kemi vend të bukur..:”

Çadrat prej kashte janë prodhimet më të preferuara për sezonin e plazhit nga pronarët e hoteleve por edhe vetë turistët.

Me këto punime artizanale sot në Shqipëri janë të vetpunësuar mijra njerëz të cilët e kanë këtë profesion si të vetmin burim jetese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy